Pelisteri i Lavdrim Fazliut mbetet pa trajner!

Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar u emërua trajner i Pelisterit, ndërsa në fund të nëntorit të vitit aktual (2020), Zoran Shterjovski vendosi që ti jap fund aventurës së tij te skuadra nga Manastiri,  njofton “infOSport.mk”.

Arsyeja, rezultatet e dobëta në Ligën e Parë. Në 13 ndeshje sa e udhëhoqi Pelisterin, kjo skuadër me Shterjovskin në krye regjistroi vetëm 2 fitore, 6 barazime dhe 5 disfata.

Për më tepër “të gjelbërit” nuk dinin për fitore 6 ndeshje me rradhë, ndërsa e gjithë kjo solli edhe deri te ndarja mes palëve.

Jo zyrtarisht mësojmë se vendin e Shterjovskit do ta zë përkohësisht Dimitar Kapinkovski, një tjetër ish futbollistë i Pelisterit, skuadër kjo që pas 13 xhirove të para në LPFMV ka tubuar vetëm 12 pikë, duke u renditur në pozitën e 9-të.

Leave a Reply