Lionel Messi vetëm edhe 3 gola larg legjendës Pele!

Lionel Messi është vetëm edhe 3 gola larg rekordit të legjendës braziliane, Pele. Ky i fundit aktualisht është futbollisti me më së shumti gola të shënuar në një klub të vetëm, duke realizuar 643 sosh.

Sipas “El Pais”, Messi është vetëm 3 gola për të thyer këtë rekord, meqenëse tani ka realizuar 641 gola për klubin “katalunas”.

Mirëpo si duket ky nuk do jetë rekordi i vetëm i yllit argjentinas, i cili mban plotë 80 rekorde botërore, teksa më i vështiri mbetet 91 gola brenda një sezoni, që i realizoi në vitin 2012.

Ndryshe Messi vazhdon të jetë golashënuesi numër një në La Liga me 448 gola.

Leave a Reply