Cuculi në “Sportmania” tregoi si dështoi transferimi te Benevento

Ardian Cuculi në Seria A. Përzierje emocionesh në një hark të shkurtë kohor për mbrojtësin 30-të vjeçar të Shkëndijës së Tetovës që u përballë me realizim të ëndërës për të luajtur në një prej pesë kampionateve më të forta europiane. Benevento dërgoi ofertë zyrtare në adresë të Shkëndijës, dëmshpërblim dhe kushte shumë të mira për futbollistin. Gjithçka mbyllet si duhet dhe kur Cuculi ishte gati të niset drejt Italisë për të kaluar testet mjekësore para firmës dhe prezantimit, fatkeqësisht gjithçka prishet për arsye burokratike shkaku i pasaportës së nga një vend jashta Bashkimit Europian. Storie e padiskutuar deri më tani, me Cuculin që vendos ta zbulojë për herë të parë në emisionin “Sportmania”, duke sqaruar dështimin e transferimit te Benevento në janar të këtij viti.

“Për 24 orë ishte një çmenduri e madhe dhe një habi dhe pa besim nga ana ime për arsye se ëndërra do të më bëhej realitet nëse do të luaja në Serinë A. Gjë që nuk ndodhi jo për fajin tim jo për fajin e klubit, por për fajin e pasaportës që isha ekstra komunitar që do të thotë isha lojtar me pasaportë jashtë EU-së. Kur të gjithë prisnin të më përshendesin, erdhi edhe një telefonatë që tha të pres të më regjistrojnë në Federatën italiane të futbollit dhe pas 10 minutash më thanë që është problematike se vetëm tre lojtarë të huaj guxojnë të jenë ekstra komunitarë në ligë, gjë që nuk pranon sistemi për të regjistruar”,
u shpreh në Sportmania, Ardian Cuculi.

Dështoi transferimi te Benevento, por kërçovarit i eci mirë me Shkëndijën e Tetovës në kampionatin vendor, pasi fituan titullin e Kampionit, ndërsa gjenden edhe në finale të Kupës me Pelisterin.

“Ëshë gjë e bukur se në muajin Ramazan do bëjmë festën, do bëjmë iftarin, pastaj do të festojmë prap në sheshin e qytetit në Tetovë, ku normalisht kryesia e klubit ka organizuar diçka madhështore për të gjithë tifozët dhe sportadashësit”, tha Cuculi.

Leave a Reply