Umit Karan zbulon formacionin anti Bellasicë

Umit Karan para pak çastesh ka zbuluar formacionin me të cilin do të zbres në fushë sot përballë Bellasicës së vendit të fundit. Edhe pse përballë ka një skuadër më të dobët, strategu turk nuk i len asgjë rastit, ashtu që në 11-shen e parë ka zgjedhur më të përgatiturit, duke iu bësuar emrave të njëjtë që luajtën edhe në ndeshjen e fundit kundër Makedonija Gj.P.

Kështu në portë sërish do të jetë Artan Iljazi, i cili ka dëshmuar cilësi mjaft të larta, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Neto dhe Krivanjeva, të cilët do të luajnë në qendër, derisa në krahë sërish iu ka besuar Gligorovit dhe Glishiçit.

Në mesfushë do të jenë Gudiabi, Iseni, Alii dhe fantazisti Fredy Alvarez, i cili do të ndihmojë dyshen sulmuese Darboe – Ademi.

Ndeshja FC Shkupi – Bellasica zhvillohet në kompleksin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së me fillim në ora 13:00.

 

Leave a Reply