Liverpulli me lehtësi mundi “ujqërit”, nuk i ndahet Totenhamit (VIDEO)

Liverpulli vazhdon luftën për pozitën e parë me Totenhamin, pasi pak më herët skuadra kampione në fuqi e Anglisë shënoi fitore 4:0 ndaj Vulverhemptonit në kuadër të javës së 11-të, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja u zhvillua në “Enfilld Roud” në praninë e 2000 tifozëve, të cilët krijuan një atmosferë shumë emocionale.

Mohamed Sallah shënoi golin e parë për Liverpullin në minutën e 24-të, ndërsa 3 golat tjerë skuadra e Jurgen Klop i shënoi gjatë pjesës së dytë.

Zhorzhinjo Vijnaldum (58’) ishte ai që dyfishoi rezultatin, për ti hapur rrugë edhe golit të tretë të Zhoel Matip (67’), derisa në minutën e 78-të, ish futbollisti i Barcelonës, Nelson Semedo shënoi në rrjetën e gabuar, duke i mundësuar Liverpullit një fitore komode 4:0.

Pas kësaj fitore, që është më e thella këtë edicion, Liverpulli vazhdon të ndajë kreun e tabelës me Totenhamin, skuadër kjo që më herët në derbin londinez mundi Arsenalin (2:0).

Edhe Totenhami, edhe Liverpulli në këto 11 javë kampionat kanë tubuar nga 24 pikë, ndërkohë “spërsat” mbajnë pozitën e parë vetëm për shkak gol-averazhit më të mirë.

Leave a Reply