Godet Vëllazërimi, nënshkruan me mbrojtësin e Vardarit

Starti i sezonit të ri në Ligën e Dytë – Perëndim po afron, teksa skuadrat po bëjnë përgatitjet e fundit rreth afrimeve të reja. Skuadra kërçovare e Vëllazërimit që edicionin e kaluar u ndal vetëm në pozitën e tretë, këtë herë gjithë vëmendjen e saj e ka përqëndruar në afrimin e futbollistëve të rinj, por gjithnjë duke mbajtur edhe më të mirën nga sezoni i kaluar.

Ky kombinim,  drejtuesit e skuadrës kërçovare presin të jap rezultatin e duhur. Ata për këtë qëllim postin  e trajnerit i’a besuan strategut tetovar Bujar Islami, i cili njihet si një kultivues i talentëve të rinj, e që këtë edicion Vëllazërimi i ka me bollëk, njofton “infOSport.mk”.

I fundit që pranoi të bashkëpunoj me këtë skuadër, është qendërmbrojtësi shkupjan Berat Ismail, i cili pjesë e Vëllazërimit ishte eshe 6 muajt e kaluar.

Talenti 20-vjeçar te skuadra kërçovare kishte ardhur nga ekipi i të rinjëve të Vardarit, me të cilën skuadër dy vite më parë luante në kuadër të UEFA Youth League, ku kishte regjistruar dy paraqitje.

Ndryshe karrierën e tij Berat Ismail  kishte filluar te skuadra e Metalurgut nga Shkupi.

Leave a Reply