Ish trajneri i Shkëndijës merr drejtimin e Laçit

Ish trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro, edhe zyrtarisht ëshët emëruar në postin e trajnerit te skuadra e Laçit. Duro në postin e trajnerit te skuadra kurbinase do të zëvendësojë Armando Cungun, i cili u largua pas fillimit aspak të mirë në kampionat.

Pas largimit të Cungut në stolin e Laçit përkohësisht u ul Stavri Nica, teksa në takimin e fundit ndaj Tiranës, skuadrën “bardhezi” e drejtoi zv.trajneri, Klevis Hima.

Kujtojmë Duro, skuadrën e Shkëndijës e udhëhoqi në dy periudha të ndryshme, edhe atë gjatë sezonit 2013/2014 dhe 2015/2016, ndërsa i njëjti do të debutojë me bardhezinjtë në takimin e së dielës kundër Teutës në “Niko Dovana”.

Leave a Reply