Shtutgarti demolon Dortmundin, Gladbahu dhe Herta ndahen në barazim (VIDEO)

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e javës së 11 në Bundesligën gjermane. Skuadra e Dortmundit është shkatërruar në “Sinjal Iduna Park” me rezultatin 1:5 nga Shtutgarti. Me këtë humbje Dortmundi renditet në vendin e 5 të klasifikimit.

Lajpcigu arrin të triumfojë në shtëpi 2:0 ndaj Verder Bremenit. Me këtë fitore skuadra e Lajpcigut shkon në vendin e parë momentalisht duke pritur ndeshjen e Bajernit.

Menhengladbahu ka barazuar 1:1 me Hertën e Berlinit, Frajburgu ka fituar 2:0 ndaj Arminia Bielefeldit, ndërkohë Këllni mposhti në transfertë 0:1 Majncin.

Leave a Reply