Në prag të sfidës në Beograd, mediat serbe kujtojnë fjalët e Ibrahimoviç:”Kosova është Serbi vetëm nëse mamaja ime është e virgjër”

Zlatan Ibrahimoviç me Milanin e tij do të duhet të zbresë në Beograd për të luajtur kundër Crevena Zvezdës në kuadër të Liga Europa.

Shorti ka rezervuar përballjen e këtyre dy ekipeve, me Milanin që ka misionin për t’u kualifikuar në transfertën e vështirë.

Mediat serbe kanë kërkuar për të gjetur edhe një lidhje të suedezit me Serbinë.

E përditshmja “Kurir” ka zbuluar edhe një deklaratë që ka bërë bujë në mesin e gjithë shqiptarëve tashmë prej vitesh: “Kosova është Serbi vetëm nëse mamaja ime është e virgjër”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga goja e Zlatan Ibrahimoviç, por askush nuk garanton vërtetësinë e tyre.

Për këtë arsye “Kurir” ka bërë një artikull duke e nisur me titullin: “Lojë e pisët nga shqiptarët”. Teksa tregon frazën e sipërpërmendur të Ibrahimoviç dhe lidhjen e ngushtë që suedezit ka me Sinisa Mihajloviç apo me trajnerin e Zvezdës, media serbe vazhdon: “Në mediat shqiptare ekziston një prononcim imagjinar i lojtarit më të njohur që ka shkaktuar jehonë në vendine tyre. Sigurisht, këtu ka një gënjeshtër të madhe”.

Leave a Reply