Juventusi me një mungesë shumë të rëndësishme përballë Parmës!

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Parmas që në program është sonte.

Argjentinasi mori një goditje në muskul që e pengon të jetë i pranishëm.

Trajneri Andrea Pirlo nuk e ka grumbulluar për ndeshjen, pasi nuk do të rrezikojë me dëmtimin e tij.

Kështu Dybala i shtohet numrit të të dëmtuarve te Juve, duke iu bashkuar futbollistëve si Xhirxhio Kiellini, Merih Demiral dhe Artur Melo.

Lista e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Parmën:
PORTIERË: Szczesny, Pinsoglio, Buffon;
MBROJTËS: De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Dragusin, Frabotta;
MESFUSHORË: Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski;
SULMUES: Ronaldo, Morata, Da Graca

Leave a Reply