Vjen largimi i parë nga rradhët e Renovës

Me të përfunduar stinori vjeshtorë kanë ardhur edhe lëvizjet e para në futbollin vendor, ku tashmë disa skuadra kanë njoftuar për marrëveshjet e para, ndërsa disa tjera edhe për largime të futbollistëve. Një ndër ato skuadra është  edhe Renova, nga tabori i së cilës skuadër për “infOSport.mk” konfirmuan largimin e mbrojtësit Sulejman Kulibali, i cili skuadrës nga Xhepçishti iu bashkua në fund të muajit gusht.

“Jemi ndarë me Sulejman Kulibali. Për momentin është kjo lëvizja e vetme, ndërsa neve po planifikojmë të kemi ndryshime dhe punojmë në këtë drejtim” – u shpreh Drejtori sportive i “gjipspunuesve”, Fisnik Nuhiu.

Kulibali me Renovën në këtë gjysëmsezon zhvilloi vetëm 3 ndeshje, edhe atë kundër Vardarit dhe Pelisterit në kampionat dhe Kupë.

Te Renova erdhi nga rradhët e skuadrës kosovare të Drenicës, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me OFC Muareux dhe FC Mantois. Ndryshe karrierën e kishte nisur me grupmoshat e reja Paris Sen Zhermen.

Leave a Reply