Barcelona pas 84 ditëve fiton në transfertë, Messi tejklaon legjendën Pele (VIDEO)

Barcelona më në fund ka regjistruar një fitore komode, duke mundur Valjadolidin në transfertë me shifrat 3:0, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo fitorja e parë e “katalunasve” pas plotë 84 ditëve në ndeshjet në transfertë, kur për herë të fundit kishin mundur Selta Vigon me po të njëjtin rezultat (0:3).

Bar

Kleman Lengle (21’), Martin Brajtuajt (35’) dhe Lionel Messi (65’) i sollën fitoren Barcelonës, ndërsa goli i “pleshtit” bëri që ai të shkruaj historinë sonte, duke tejkaluar legjendën braziliane Pele, për sa u përket golave të shënuar me një skuadër.

Goli kundër Valjadolidit për Lionel Messin ishte i 644-ti në 749 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Barcelonës, teksa Pele gjatë karrierës së tij me ekipin e Santos kishte shënuar 643 gola.

Leave a Reply