Teo në sekondat e fundit shënon golin e fitores, çmendet Krudeli! (VIDEO)

Milani mbrëmë mundi Lacion e Vedat Muriqit në frymën e fundit, falë golit të spanjollit Teo Hernandez, i cili me golin e shënuar në minutat shtesë i siguroi fitoren 3:2 skuadrës “kuqezi”.

Ky gol e ka emocionuar jashtëzakonisht shumë Ticiano Krudelin, komentatorin e njohur italian, që njihet si një fans i flaktë i Milanit.

“Theo, Theo, Theo, Theo im! Teo im! Faleminderit Real Madrid!”, dëgjohet Krudeli duke bërtitur në studio pas golit të Teo Hernandez.

Ndryshe, Milani vazhdon të jetë lider në Serie A dhe i vetmi klub që nuk ka pësuar humbje akoma nga TOP5 ligat europiane.

Pas 14 xhirove të para në Serie A, Milani i Stefano Piolit ka regjistruar 10 fitore dhe 4 barazime, duke udhëhequr vallën me 34 pikë, një më shumë se rivali lokal, Interi që ndodhet në pozitën e dytë.

Leave a Reply