Lukaku thyen rekordin e fenomenit Ronaldo!

Sulmuesi i Interit, Romelo Lukaku ka shënuar golin e tij të 50-të me fanellën e Interit, duke thyer kështu rekordin e fenomenit, Luis Nazario da Lima Ronaldo, njofton “infOSport.mk”.

Lukaku shënoi një gol në fitoren e thellë 6:2 të Interit ndaj Krotones, duke arritur kështu në shifrën e 50 golave të shënuar në 70 ndeshje me fanellën “zikaltër”.

Rekordin e deritanishëm e mbante braziliani Ronaldo, i cili 50 gola me fanellën e Interit i kishte shënuar në 77 ndeshje të luajtura.

Leave a Reply