Përveç Aleks Sandro, Juve humb edhe një titullarë tjetër në prag të ndeshjes me Milanin!

Probleme për trajnerin Andrea Pirlo në prag të derbit të madh kundër Milanit. Strategu i “Zonjës së vjetër”, përveç që nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Aleks Sandros ( i infektuar me “Covid 19), nesër mbrëma në transfertën e vështirë ndaj Milanit do të duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Huan Kuadrados.

Edhe kolumbiani është infektuar me koronavirus, siç raporton Juventusi në kanalet e saj zyrtare ku thotë se 32-vjeçari është asimptomatik dhe është vetë-izoluar nga pjesa e grupit të skuadrës.

“Juventus komunikon se gjatë kontrolleve të kryera të tamponit është vërejtur një lojtar pozitiv me COVID-19, që është Huan Kuadrado. Lojtari është vetë-izoluar dhe është asimptomatik.”, përfundon komunikatën Juventusi.

Duke pasur parasysh se edhe Danilo është i dëmtuar, Pirlo me siguri kundër Milanit do të provojë Kielinin në të majtë të mbrojtjes.

Ndeshja Milani-Juvenusi zhvillohet të mërkurën në “San Siro” me fillim në ora

20:45.

Leave a Reply