Shkëndija bënë edhe transferimin e tretë, këtë herë nga futbolli vendor

Shkëndija ka reaguar shumë shpejtë pas huazimit të portierit, Bekim Rexhepi te Skënderbeu i Korçës, teksa ka angazhuar portierin tetovar, Ferat Ramani, njofton “infOSport.mk”.

25 vjeçari vjen të kuqezinjtë pas dy sezoneve shumë pozitive si portier i parë te KF Gostivari në Ligën e Dytë, ndërsa bashkë me të rinjtë Nijas Bexheti dhe Astrit Amzai do të jenë alternativ të portierit të parë, Kostadin Zahov.

Ferat Ramani ka qenë pjesë e moshave të Shkëndijës në moshë shumë të re, për të vazhduar më pas te Teteksi.

Te Gostivari mori shansin e vërtetë për të luajtur, duke arritur të ngritet në një prej portierëve më të mirë të kategorisë së Dytë në futbollin vendor.

Ramani me Shkëndijën ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa i njëjti menjëherë i është bashkuar skuadrës së tij të re në stërvitje.

Leave a Reply