Një tetovar do të luaj në Serie B te Salernitana

Riza Durmishi nuk i’a doli me Lacion në Serie A, ashtu që i njëjti në pjesën e dytë të sezonit aktual do të luaj në formë huazimi në Serie B te skuadra e Salernitanës, njofton “infOSport.mk”.

Durmishi është një futbollist i lindur në Danimarkë, mirëpo me prindër me origjinë nga Tetova, ndërsa Salernitana do të jetë skuadra e tij e 5-të në karrierë.

Durmishi te Lacio u transferua korrikun e vitit 2018-të nga ekipi i Real Betis, mirëpo në asnjë moment nuk arriti që të dëshmojë cilësitë e tij, ndaj dhe i njëjti edhe për herë të dytë po huazohet nga drejtuesit e Lacios. Ai fillimisht gjatë vitit 2020 për 6 muaj u transferua te skuadra franceze e Nice, mirëpo edhe te kjo skuadër i njëjti nuk mundi të vijë në shprehje, duke luajtur në vetëm 4 ndeshje në Ligue 1.

Tashmë Durmishi do të provojë veten në Serie B me ekipin e Salernitanës, aty ku do të gjejë edhe një shqiptarë tjetër, anëtarin e kombëtares shqiptare, Frederik Veselin. (infOSport.mk)

Leave a Reply