Juventusi mund Bolonjën dhe ngjitet në tabelë (VIDEO)

Juventusi ka bërë detyrën në shtëpi në sfidën e orën 12:30, duke triumfuar me rezultatin 2:0 përballë Bolonjës së Sinisha Mihajloviç.

Ishin 2 mesfushorët Artur dhe Mekeni, që me golat e tyre i dhuruan 3 pikët e plota skuadrës së Andrea Pirlos, që rikthehet kështu te triumfi pas disfatës ndaj Interit javën e kaluar.

Me këtë fitore Juventusi u ngjit në kuotën e 36 pikëve, teksa ndan vendin e katërt së bashku me Atalantën, që dje shënoi një fitore të madhe 3:0 kundër Milanit në “San Siro”.

Kujtojmë që kampionat në fuqi të Serisë A kanë 1 ndeshje më pak, teksa aktualisht diferenca me kryesuesit e Milanit është 7 pikë. Sfidën e radhës bardhezinjtë do e luajnë në transfertë ndaj Sampdorias me 30 janar.

Leave a Reply