Tashmë gjithçka zyrtare, Mesut Ozil është i Fenerbahçes

Tashmë disa ditë ishte paralajmëruar transferimi i Mesut Ozil te Fenerbahçe, ndërsa konfirmimi nga ana e drejtuesve të skuadrës turke ka ardhur vetëm sot.

Kështu Mesut Ozil do të jetë pjesë e Fenerbahçes për tre vite e gjysmë.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi turk, që lajmëron se ka arritur marrëveshjen me Arsenalin për transferimin falas të yllit turk me pasaportë gjermane.

Kështu 32-vjeçari Ozil largohet pas 7 vitesh e gjysmë nga Arsenali, te e cila skuadër kishte arritur shtatorin e vitit 2013-të nga rradhët e Real Madridit.

I njëjti më parë kishte bërë karrierë edhe në Gjermani, duke luajtur për skuadra të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe Shalke 04 dhe Verder Bremen.

Ndryshe me Arsenalin, Ozil numëron 254 ndeshje, 44 gola dhe 77 asiste, ndërsa shifra mbresëlënëse kishte arritur edhe me Realin e Madridit, për të cilën skuadër në 159 ndeshje, kishte regjistruar 27 gola dhe 80 asistime.

Pikërisht përvoja e tij e madhe, por edhe cilësitë që posedon ky futbollistë, mund të ndihmojnë më në fund Fenerbahçen për të rikthyer titullin e kampionit në “Shukru Saraçogllu”. (infOSport.mk)

Leave a Reply