Shkëmbim spektakolar midis Romës dhe PSZh-së!

Mediat italiane kanë lëshuar bombën e merkatos! Mauro Ikardi është i lidhur për një kohë të gjatë me një rikthim në Itali dhe tani argjentinasi është i lidhur me një tjetër skuadër.

Është Roma ajo që ka shfaqur interesim për sulmuesin argjentinas, pas përplasjes së Edin Xhekos me trajnerin Fonseka.

“Ujkesha Romake” i ka ofruar PSZh-së shërbimet e Xhekos, por në këmbim të marrin njërin prej sulmuesve, Moise Kin ose Mauro Ikardi.

Bëhet fjalë për shkëmbim huazimi për gjashtë muaj. Parisienët janë duke analizuar ofertën, ndërsa mediat italiane raportojnë se PSZh do ta pranojë atë.

Poçettino i beson më tepër Moise Kin, ashtu që me shumë gjasa Ikardi do të largohet nga “Parku i Princërve”, për t’ia lëshuar vendin boshnjakut, Edin Xheko.

Leave a Reply