Super lajm për Piolin dhe Milanin, rikthehet Çalhanogllu, mposht koronavirusin

Lajm i mirë për Piolin dhe Milanin, Hakan Çalhanogllu është shëruar plotësisht nga koronaviurusi.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë fantazisti i kuqezinjve ku ka pohuar negativitetin e tij me virusin.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij zyrtar në “Instagram”, ai ka shkruar se ka mposhtur COVID-19 dhe është rikthyer.

Fantazisti turk nuk luan që më 12 janar në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Torinos dhe do të jetë i gatshëm të ndihmojë “kuqezinjtë” në transfertën ndaj Bolonjës, ndeshje kjo që në program është nesër (30 janar) me fillim në ora 15:00.

Leave a Reply