E bujshme, Rej Manaj mund ti bashkohej Juventusit!

Rej Manaj shumë lehtë mund të ndodhte që gjatë janarit ti jepte fund qëndrimit të tij te Barcelona, për tu bashkuar me një emër të madh të futbollit europian, atë të Juventusit. Një transferim i tillë do të mund të ndodhte, më shumë nga nevoja e klubit “bardhezi” për të rregulluar bilancet financiare, se sa një projekt sportiv, arsye pse më pas asgjë nuk u konkretizua.

Politika e plusvalencave me shkëmbime mes klubeve të lojtarëve duke u vendosur një çmim të lartë të ngjashëm në mënyrë që ta regjistojnë si fitim të ardhurash, është bërë mjaft e njohur në kontinent dhe Juventusi është ndër klubet që e aplikon me gjerësisht.

Drejtori Paratiçi njihet si “magjistari i plusvalencave” pasi në këtë mënyrë arrin të rregullojë bilancet e klubit i cili është në borxhe të mëdha, por në UEFA rezulton brenda parametrave të kërkuar për licencimin europian.

Në optikën e përmirësimit të këtyre bilanceve për sezonin aktual, Juventusi po mendonte të bënte shkëmbime me klube me të cilat ka bashkëpunim dhe Barcelona është një prej tyre. Kështu, u mendua që të merrej Manaj nga “katalunasit”, për ta transferuar te skuadra e dytë e Juventusit për momentin, ndërsa te Barcelona do të dërgohej një futbollist nga U23 si shkëmbim.

Të dy do të vlerësoheshin rreth 8-10 milionë euro të cilat do të ishin para fiktive të derdhura në arkat e dy klubeve në sezonin aktual.

Por marrëveshja nuk është finalizuar, edhe për faktin se Manaj kërkon një projekt ku të jetë protagonist, sidomos tani që luan rregullisht si titullar me kombëtaren shqiptare. Kthimi në Serinë C nuk ka tërhequr lojtarin e për këtë arsye marrëveshja nuk është finalizuar.

Leave a Reply