Monca e Berluskonit dhe Gallinait bashkonë dyshen Boateng-Riberi!

Monca e presidentit Silvio Berluskoni dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Adriano Galiani, janë duke ngjitur shpejtë hapat në futbollin italian. Pasi e nisën nga kategoritë inferiore, tashmë klubi është në Serinë B, teksa ndodhet në garë për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian.

Aktualisht, Monca është ne vendin e dytë të kampionatit dhe po garon me Empolin, Kievon apo Salernitanën. Ndërkohë, ekipi në merkato është përforcuar ndjeshëm duke qenë se pjesë e organikës janë bërë edhe Kevin Princ Boateng dhe Mario Baloteli.

Megjithatë, ëndrra e Berluskonit nuk përfundon këtu dhe nëse ekipi arrin të ngjitet në Serinë A, atëherë klubi do të mundohet të firmosë me Frank Riberi të Fiorentinës.

Leave a Reply