Eurogoli i Ermedin Adem ndaj ukrainasve të Minaj (VIDEO)

Makedonija GJ.P tashmë më shumë se dy javë po përgatitet në Antalia të Turqisë, aty ku tashmë i ka zhvilluar plotë 5 ndeshje miqësore, përfshirë këtu edhe atë të fundit kundër skuadrës ukrainase të Minaj, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e Zhikica Tasevskit në këtë ndeshje pësuan disfatë 2:1, që ishte e 5-ta nga po aq ndeshje të zhvilluara në tokën turke, mirëpo e njëjta do të mbahet mend pas këtij eurogoli të shënuar nga Ermedin Adem.

Shkupjani ekzekutoi në mënyrë maestrale goditjen nga gjuajtja e lirë, duke shënuar një ndër golat e tij më të bukur të karrierës.

Gjatë ditës së sotme Makedonija GJ.P do të zhvillojë edhe takimin e fundit kontrollues në Antalia të Turqisë, e ku sërish për kundërshtarë do të ketë një skuadër ukrainase, atë të Olimpik Donetsk. (infOSport.mk)

Leave a Reply