Struga Trim Lum angazhon një portier të ri

Struga Trim Lum ka bërë edhe përforcimin e dytë në merkaton e janarit, teksa këtë herë struganët kanë menduar për portën, njofton “infOSport.mk”. Metodija Velkovski është portieri i ri, i cili për një vend titullari do të luftojë me serbin, Urosh Gjuriq.

Velkovski edicionin e kaluar mbronte portën e Osogovës, ndërsa falë paraqitjeve të mira me skuadrën nga Koçani, ai zuri një vend edhe te përfaqësuesja U21 e Maqedonisë. Ndryshe 20-vjeçari ishte në bisedime për një transferim në Bullgari, mirëpo i njëjti nuk u realizua, ndërsa me të kthyer në Maqedoni, ai shumë shpejtë gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Struga Trim Lum.

Velkovski, i cili kishte kaluar të gjitha grupmoshat e Vardarit, për të mbrojtur më pas edhe te skuadra e Kadinos, me ekipin e Struga Trim Lum ka firmosur kontratë 3-vjeçare. (infOSport.mk)

Leave a Reply