Partizani fiton, Ferhan Hasani mbeti në bankinë

Partizani ka shënuar një fitore  shumë të rëndësishme në transfertën ndaj Bylisit në Ballsh në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Iir Dajës shënoi fitore 2:1, ndërsa këtë fitore Ferhan Hasani e ndoqi nga bankina. Tetovari për herë të parë u grumbullua me ekipin e tij të ri në një ndeshje, mirëpo sipas Dajës, Hasani ende nuk është gati për lojë.

Ndërkohë për herë të parë titullarë luajti Stenio Zhunior, një tjetër ish futbollistë i Shkëndijës, që këtë merkato iu bashkua skuadrës nga kryeqendra shqiptare. Si zakonisht në mbrojtje, titullarë ishte strugani Egzon Belica.

Ndryshe fitoren e Partizanit e paralajmëroi Eraldo Çinari në minutën e 56-të, duke i hap rrugë kështu edhe golit të dytë, që erdhi në minutën e 81-të, me autorë Tedi Cara.

Golin e vetëm për ballshiotët në këtët përballje e realizoi, Xhoi Carkanji në minutën e 86-të. Me këtë fitore Partizani, afrohet në vetëm 6 pikë ndaj skuadrës kryesuese të Vllaznisë, që dje u mund nga Laçi, ndërkohë Bylisi mbetet në kuotën e 12 pikëve, duke ndarë pozitën e fundit me Skënderbeun, që në ndeshjen tjetër u mund nga Tirana me shifrat 2:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply