Zbulohet oferta marramendëse e PSZh-së për Lionel Messin

Skuadra kampione e Francës, Paris Sen Zhermen raportohet se i ka ofruar Lionel Messit 800 mijë sterlina në javë, një shumë kjo e majme që mund të bind edhe yllin argjentinas të Barcelonës.

Messit me 30 qershor të këtij viti i skadon kontrata me Barcelonën, ashtu që i njëjti mund të largohet nga “Kamp Nou” si lojtarë i lirë.

Gjithashtu, Paris Sen Zhermeni thuhet se do t’i paguajë 33 vjeçarit edhe 40 milionë sterlilna në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ kishte shprehur dëshirën të largohet nga Barcelona gjatë verës së vitit të kaluar, por që largimi i tij ishte bllokuar nga klubi katalunas.

Lionel Messi gjatë këtij sezoni ka shënuar 16 gola dhe 7 asistime në 25 paraqitje.

Leave a Reply