Atalanta e Xhimshitit kualifikohet në finale, do luaj me Juventusin! (VIDEO)

Atalanta e Berat Xhimshitit është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Italisë, pasi në gjysmëfinalen e dytë mposhti Napolin e Hysajt, Rrahmanit dhe Elmasit me rezultat 3:1.

Pjesa e parë foli në tërësi për ekipin “zikaltër” nga Bergamo, që falë golave të Duvan Zapatës (10′) dhe Matteo Pessinas (16’) në pushim shkuan me dy gola epërsi.

Napoli falë golit të Hirving Lozanos në minutën e 53-të riktheu shpresat, mirëpo kot, kjo pasi në minutën e 78-të, Pessina shënoi përsëri për t’i dhënë epilogun përfundimtar kësaj ndeshje, Atalanta 3, Napoli 1.

Me këtë fitore, Atalanta siguroi finalen e madhe kundër Juventusit, ndeshje kjo që në program është me 19 maj. (infOSport.mk)

Leave a Reply