Lajm i bujshëm nga Turqia, Fenerbahçe kërkon Ernest Muçin e Tiranës

Ernest Muçi pa dyshim se është një ndër lojtarët e rinj më të mirë shqiptarë, ndërsa paraqitjet e tij me fanellën e Tiranës, por edhe me kombëtaren shpresa të Shqipërisë nuk kanë mbetur pa u vërejtur edhe nga klube të mëdha europiane, përfshirë këtu edhe gjigandët turq të Fenerbahçes, përcjellë “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë raportojnë mediat turke, sipas të cilave Muçi mund të ishte një investim i rëndësishëm, pasi në të ardhmen mund t’i sjellë të ardhura të mëdha Fenerbahçes.

Skautët e Fenerbahçes do të ndjekin me interes talentin e Tiranës, dhe nëse binden plotësisht, atëherë do të nisin kontaktet për ta transferuar sulmuesin 19-vjeçar.

Muçi ka shënuar 5 gola këtë sezon me Tiranën, teksa ka dhënë edhe 4 asiste.

Ndryshe, edhe pse i ri në moshë, Muçi me ekipin e parë të Tiranës, numëron 59 ndeshje dhe 18 gola, derisa në 3 ndeshje me kombëtaren U21 të Shqipërisë, i njëjti numëron 2 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply