Atalanta me 10 futbollistë i bëri ballë Realit deri në minutën e 86-të (VIDEO)

Real Madridi ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme 1:0 kundër Atalantës në transfertë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra italiane edhe pse nga minuta e 17-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Remo Frojler, i bëri ballë Real Madridit të Zinedin Zidane deri në minutuën e 86-të, kur megjihatë mysafirët i’a arritën qëllimit që të marrin fitoren.

Mbrojtësi i krahut të majtë Ferlan Mendi, pasi morri një pasim në afërsi nga ana e Luka Modriç, pa menduar shumë me të djathtën e tij lëshoi një predhë të vërtetë që përfundoi pas shpinës së Gollini.

Kësisoj “madrilenët” tashmë mund të shohin me shumë optimizëm për ndeshjen e kthimit që do ta zhvillojnë në Spanjë. (infOSport.mk)

Leave a Reply