Milani ka gati një dhuratë për Piolin, vjen nga Bundesliga!

Sulmuesi kongolez i Shtutgartit, Silas Wamangituka, është një objektiv i madh i Milanit.

Sipas Sportmediaset, “kuqezinjtë” kanë vënë në shënjestër 21-vjeçarin, i cili ka shënuar 13 gola në 24 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me gjermanët.

Wamangituka mund të luajë si sulmues krahu dhe si qendërsulmues.

Shtutgart e kishte transferuar Wamangituka nga ekipi i Paris FC në vitin 2019-të për një shifër prej 8 mln euro, ndërkohë shifra e tij tashmënë tregun europian të futbollit është trefishuar dhe ai peshon mbi 20 milion euro, shifër kjo që nuk duhet të përbëjë problem për një skuadër si Milani.

Leave a Reply