Laporta edhe zyrtarisht është presidenti i ri i Barcelonës

Joan Laporta edhe zyrtarisht është presidenti i ri i Barcelonës. Ashtu siç pritej, 58-vjeçari ka fituar garën me Viktor Font dhe Toni Freiksa, në votimet e sotme ku 20,663 anëtarë të klubit të famshëm spanjoll votuan me postë.

Laporta, i cili e ka drejtuar edhe më parë klubin “katalunas” (2003-2010), periudhë gjatë së cilës fitoi 12 trofe, bëhet presidenti numër 42 në historinë e Barcelonës.

Mbi 93% e votave janë numëruar dhe Laporta kryeson me mbi 25 mijë vota, ose ndryshe 57%.  Vetëm 14 mijë vota për Font, ndërkohë ka nisur festa për fitoren e Laportës. Ai i është i preferuari i Leo Messit dhe shumicës së tifozëve të Barcelonës.

Leave a Reply