Raundi i tretë starton javën tjetër, na servon derbin shqiptarë StrugaT&L – Renova

Me ndeshjet e javës së 22-të u mbyll edhe raundi i dytë i ndeshjeve në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ashtu që tashmë pason raundi i tretë i garave, që do të zhvillohet sipas sistemit të Bergerit, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë raund edhe përfundimisht do të mësojmë kampionin e ri të vendit, skuadrat që do të na përfaqësojnë në Europë, por gjithsesi edhe skuadrat që do të përshëndeten nga elita.

Kështu në xhiron e parë, apo javën e 23-të do të jemi dëshmitarë të derbit të vjetër shkupjan, FC Shkupit dhe Vardarit, Shkëndija si nikoqir në Tetovë do të mirëpret Pelisterin, ndërkohë në Strugë do të zhvillohet dueli mes skuadrave shqiptare, Struga Trim Lum dhe Renovës.

Makedonija GJ.P sërish do të luaj me Sileksin, të cilën skuadër e mposhti të dielën me rezultatin 1:0, Boreci do të jetë nikoqir i Bellasicës, të cilën skuadër e mposhti me rezultatin 2:1 në kuadër të javës së 20-të, ndërkohë Akademia Pandev do të ketë një transfertë të vështirë në Shkup përballë Rabotniçkit.

Ndeshjet e xhiros së 23-të në LPFMV në program janë me datë 14 mars me fillim në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply