Avni Rustemi vepron drejt dhe nuk ndikohet politikisht, morri pjesë në Kuvendin e Rregullt të FFM-së

Sulme të njëpasnjëshme nga Agjencioni për Rini dhe Sport ndaj Federatës më të suksesshme në vendin tonë, Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që me siguri se kishin të bëjnë me disa interesa personale me ndikim politik.

Kjo pasi një ditë para Kuvendit të sotëm të mbajtur nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, paralajmëroi se nuk do ta pranojë të njëjtin dhe përzgjedhjen e Presidentit të ri.

Mirëpo i njëjti si duket nuk ka pastruar mirë oborrin e tij, pasi siç thotë një fjalë popullore shqipe, pa pastruar oborrin tënd, mos iu vërsul atij të komshiut.

Qëndrimin e Mojsoskit nuk e ka përfillë as zëvendësi i tij, Avni Rustemi, i cili si një burrë i vërtetë që i ka hije edhe emrit të tij morri pjesë në Kuvendin e Rregullt dhe Zgjedhor të zhvilluar sot në Shkup, e ku Muhamed Sejdini me 52 vota pro dhe asnjë kundër rimori besimin e delegatëve për të udhëhequr për një mandatë të plotë me Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

Është kjo një goditje e rradhës ndaj Agjencionit për Rini dhe Sport, që si duket ishte e ndikuar e tëra politikisht, gjëra këto që nuk pëlqehen aspak nga FIFA dhe UEFA, dy institucionet më të larta futbollistike, që i’a bënë të qartë kësaj Drejtorie se Kuvendi do të mbahet, ndërsa më pas do të mund të flitet për ndryshime në statusin e FFM-së, edhe atë me ekspertë nga dy Federatat më të fuqishme Botërore të futbollit. (infOSport.mk)

Leave a Reply