Infantino: Me Sejdinin në krye, e ardhmja e futbollit në Maqedoni është e garantuar

Muhamed Sejdini edhe zyrtarisht u rizgodh si president i ri-i vjetër i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Njeriu numër 1 i futbollit në vend nuk kishte kundërkandidat, ndërsa i njëjti u rizgjodh me 52 vota pro dhe asnjë kundër, për të udhëhequr edhe për një mandatë të plotë me FFM-në.

Para përfaqësuesve prezent në Kuvendin e Rregullt zgjedhor të FFM-së, u drejtua edhe Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA),Xhani Infantino, i cili uroi Sejdinin për gjithë ato suksese të deritanishme, përfshirë edhe kualifikimin e Maqedonisë në Europianin e ardhshëm.

“Kam nderin të them disa fjalë për ju, në ditën kur do të rizgjidheni sërish në krye të federatës pa asnjë kundër kandidat. Urime, vërtetë juve bëtë një punë të mirë në të kaluarën dhe e di që do vazhdosh të bësh një gjë të tillë edhe në të ardhmen. Shfrytëzojë rastin për të uruar vendin e juaj për suksesin e madh dhe kualifikimin në Kampionatin Europian. Këtë verë do të keni një përvojë të mirë. E ardhmja e futbollit të Maqedonisë është e garantuar, kjo falë edhe strategjivë tuaja” – u shpreh Infantino përmes video lidhjes së drejtëpërdrejtë.

Ndërkohë prezent në Kuvendin e Rregullt të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ishin edhe dy përfaqësuesit e UEFA-s, Zoran Lakoviç dhe Denis Bastari

Leave a Reply