Dueli historik mes Xhoshua dhe Fjuri më afër se kurrë

Entoni Xhoshua Tajson Fjuri kanë arritur marrëveshje që t’i zhvillojnë dy përballje brenda këtij viti.

Dy kampionët e peshave të rënda janë duke tentuar që të shpallen kampion të unifikuar të peshave të rënda, derisa të pasionuarit e boksit kanë mundësinë që të shohin një spektakël.

Fillimit, Xhoshua dhe Fjuri kishin kërkuar që dueli mes tyre të zhvillohej në Britaninë e Madhe në stadiumin “Uembli”, mirëpo ajo ide është përjashtuar.

Takimi i parë pritet që të zhvillohet në fund të muajit qershor në Arabinë Saudite, derisa secili nga boksierët do të marrin mbi 100 milionë euro.

Kështu, Los Anxhelesi, Arabia Saudite dhe Australia, u aktivizuan që të fitojnë të drejtat që të jenë nikoqir të evenimentit më të madh në histori të boksit.

Mirëpo, siç raportohet Arabia Saudite do të organizojë të gjithë spektaklin, aty ku do të ketë një pamje impozante për ta paraqitur sa më mirë meçin historik.

Ka edhe disa detaje për të përfunduar në marrëveshjen mes dy boksierëve, mirëpo gjëra janë duke shkuar në rrugën e duhur.

Pas marrëveshjes së nënshkruar, Xhoshua dhe Fjuri duhet të presin për datën dhe vendin e saktë se ku do të takohen me njëri-tjetrin.

Leave a Reply