Tragjedi në familjen e Kristiano Ronaldos!

Një tragjedi familjare i ka ndodhur super yllit të Juventusit, Kristiano Ronaldos. Dy motrat e portugezit 36-vjeçar, Katja dhe Elma Avejro përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar lajmin për vdekjen e dajës.

Emri i dajës së CR7 nuk përmendet fare, por bëhet e ditur se bëhet fjalë për vëllain e nënës së Kristianos, Maria Dolores.

Pikërisht kjo e fundit në profilin e saj në “Instagram” kishte shkruar një tekst të shkurtër si dhe një foto të njeriut të afërt që e kishte humbur.

Ky lajm tragjik vjen disa ditë pas shkëlqimit të Ronaldos në fitoren 3:1 ndaj Kaljarit, kur brenda një pjese arriti që të shënojë 3 gola, duke mbyllur gojën e shumë kritikëve pas asaj paraqitje të zbehtë përballë Portos në Ligën e Kampionëve, ku Juventusi i tij u eliminua.

 

 

Leave a Reply