Fatih Ismaili operohet me sukses, ja kur do të rikthehet në fushat e futbollit

Fatih Ismaili është operuar me sukses gjatë ditës së sotme në Turqi. Futbollisti i FC Shkupit kishte dëmtuar një lëndim në menisk në ndeshjen e 21 shkurtit kundër Borecit në Veles, në të cilën ndeshje skuadra shkupjane kishte shënuar fitore minimale 1:0.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga tabori i “bardhekaltërve” nga Çairi përmes faqes zyrtare, për të cilën ka folur edhe vetë futbollisti shkupjan.

“Ndjehem mjaft mirë, padyshim se stafi mjekësor në spitalin e Stambollit më kanë pritur shumë mirë, ndërsa unë i jam falënderues kryesisë së klubit, e në veçanti presidentit Olgun Aydin, i cili organizoi gjithçka që të unë të kem një intervenim të suksesshëm në një ndër spitalet më moderne të Turqisë”, – ka thënë Fatih Ismaili.

Ismaili fillimisht do ti nënshtrohet një terapie dy javore, ndërsa pas gjashtë javësh do të fillojë vrapimin. Rikthimi i tij në fushat e blerta pritet të ndodh diku pas 8-10 javësh.

 

Leave a Reply