Shokon Marko Van Basten, titulli i vitit 1990 iu vodh Milanit dhe iu dha Napolit!

Një ndër sulmuesit më të mirë të Milanit në vitet e 90-ta, Marko Van Basten, në një intervistë të gjatë për të përditshmen spanjolle, “AS” ka dhënë akuza të rënda në lidhje me titullin kampion të vitit 1990 në Serie A, që u fitua nga Napoli.

“Scudetto 1990? Ata bënë gjithçka që ishte e mundur për t’ia dhënë Napolit. Rregullat e reja lejonin që në Kupën e Kampionëve të merrnin pjesë fituesi i një viti më parë në këtë kompeticion, si dhe fituesi i kampionatit atë vit”.

“Ne kishim fituar Kupën e Kampionëve dhe ata bënë gjithçka për të na ndaluar që të fitonim kampionatin dhe të dërgonin dy ekipe italiane në Çampions për të pasur një konkurrencë më të lartë. Skandalet ishin të pabesueshme. Gjyqtarët kundër Milanit, Interit dhe Veronës, ndërsa kishte favore të vazhdueshme për Napolin. Ndeshja që iu dha në Bergamo kundër Atalantas për episodin e Alemao kur ata humbën 2:0 ishte diçka e tmerrshme. Napoli fitoi atë Scudetto në zyra”, – ka thënë Marko Van Basten, raporton “corrieredellosport.it”.

Leave a Reply