“Plakushi” Robben nuk e ka ndërmend të dorëzohet, rikthehet nga dëmtimi pas 6 muajve!

Arjen Robben nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe të heqë dorë përsëri nga futbolli. Holandezi po punon fort për t’u rikthyer në formë pas dëmtimit dhe ka nisur stërvitjen me ekipin e Groningen.

37-vjeçari u dëmtua që në fillim të sezonit në sfidën ndaj PSV dhe ishte jashtë fushave prej 6 muajsh. Pas një proçesi të gjatë rikuperimi, Robben ka nisur stërvitjen dhe pritet që javën e ardhshme të marrë edhe minuta në kampionat.

Vërtet një forcë e jashtëzakonshme e treguar nga Robben, i cili edhe pse mes shumë dëmtimeve dhe në moshën 37-vjeçare nuk po mendon tërheqjen nga futbolli.

Kujtojmë, holandezi bëri diçka të tillë në korrik të vitit 2019, por një vit më vonë vendosi të rikthehej sërish në fushat e futbollit, këtë herë duke luajtur në vendlindje me ekipin e Groningen.

Leave a Reply