Dy emra “big” që mund të zëvendësojnë Ibrahimoviçin te Milani!

Në kampin “kuqezi” të skuadrës nga Milano, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes rinovimet e portierit, Xhanluixhi Donaruma, mesfushorit Hakan Çalhanoglu dhe sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç. Që të treve marrëveshjet me Milanin ju skadojnë më 30 qershor, ashtu që ekziston mundësia që sezoni tjetër ti gjejë me skuadra të reja.

Suedezi nuk ka dashur të japë një përgjigje konkrete në lidhje me rinovimin (“Nuk mund të them asgjë për vitin e ardhshëm”), por pavarësisht nga e ardhmja e suedezit, Maldini dhe Massara janë vënë në kërkim të një sulmuesi të ri.

I preferuari i Maldinit është Belotti, i cili mund të merret nga Torino për një shifër nën 30 milionë euro, ndërsa emri tjetër është ai i Vlahoviç, i cili ka shpërthyer këtë sezon me fanellën e Fiorentinës. Pikërisht skuadra nga Firenca është kundërshtari i ardhshëm i Milanit dhe një tjetër paraqitje pozitive e Vlahoviç do të bindte edhe më shumë drejtuesit “kuqezi” për të menduar seriozisht transferimin e tij në “San Siro”.

Klubi vjollcë, për shërbimet e sulmuesit të tyre kërkon rreth 40 milionë euro.

 

Leave a Reply