Messi thyen edhe një rekord tjetër historik te Barcelona!

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka vendosur një rekord të ri, që do ta mbajë emrin e tij edhe gjatë kohë në historinë e klubit “katalunas”.

Argjentinasi që mban shumë rekorde te Barcelona, ka thyer dhe rekordin e Çavit, për më së shumti paraqitje në ndeshje zyrtare, gjithsej 768 ndeshje.

Numri 10 i klubit tani bëhet lojtari me më së shumti, gola, ndeshje, tituj dhe fitore në historinë e klubit për plotë 121 vite.

Messi që cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë në histori vazhdon të shkëlqejë në La Liga, trofe të cilin synon ta fitojë këtë edicion, meqenëse janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Deri më tani, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” në kampionatin spanjoll ka realizuar plotë 23 gola, duke dhuruar 10 asistime.

Leave a Reply