ZYRTARE, tetovari Bajrami pajiset me pasaportën shqiptare, gati të debutojë me Shqipërinë

Nedim Bajrami edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportën shqiptare, me çka futbollisti 22-vjeçar i Empolit do të mund të luaj me kombëtaren shqiptare që nga ndeshja e parë e ciklit të ri eliminatorë për Botërorin e vitit 2022, kundër Andorrës, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti me origjinë nga Tetova, i cili i kishte kaluar të gjitha ekipet zinxhir të kombëtares së Zvicrës, deri te U21, së fundmi kishte vendosur për të përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa një gjë të tillë u kishte bërë me dije edhe drejtuesve të Federatës zvicerane.

Kjo bëri që drejtuesit e Federatës shqiptare të futbollit të përshpejtojnë të gjitha procedurat për të bërë për vete këtë super talent, i cili me siguri se do të jetë një ndihmë e madhe për ekipin e Edi Rejës, bazuar në kualitetet dhe atë që po tregon në Serie B me Empolin.

Ndryshe Bytyqi me kombëtaren U21 të Zvicrës numëron 12 paraqitje dhe 1 gol të shënuar, ndërsa periudhën e tij më të mirë e ka kaluar megrupmoshat U17, kur në 13 ndeshje kishte realizuar 5 gola. Paraqitje mbresëlënëse, tetovari kishte pasur edhe me ekipin U19 të “helvetëve”, kur në 9 ndeshje kishte realizuar 3 gola, ndërsa me Empolin e tij këtë edicion në gjithsej 31 ndeshje ka realizuar 5 gola.

Shpresojmë që këtë ritëm të golave ta vazhdojë edhe mekombëtaren shqiptare, për të cilën ka gjasa të debutojë që në ndeshjen e 25 marsit kundër Andorrës në transfertë. (infOSport.mk)

Leave a Reply