FC Arben Bajrami fitoi derbin lokal ndaj Juventus Seravës

Futsal Club Arben Bajrami ka shënuar fitore 7:4 në derbin lokal ndaj Juventus Seravës, duke vazhduar në këtë mënyrë luftën për titullin kampion me KMF Proekt Ciko dhe Futsal Shkupin, njofton “infOSport.mk”.

Doli të jetë kjo një përballje shumë e luftuar nga ana e të dyja skuadrave, sidomos në pjesën e parë, që u mbyll me vetëm një gol, edhe atë të shënuar në rrjetën e ekipit vendas të Juventus Seravës.

Golin e vetëm në këtë pjesë për ekipin e Futsal Club Arben Bajrami, e realizoi Igor Stojkovski, ndërsa në pjesën e dytë kjo skuadër realizoi edhe 6 gola të tjerë, me autorë, Berat Ramadani, Jakup Ramadani, Kadir Jahja, Eroll Dalip, Ferid Veseli dhe Jusuf Sulejmani.

Ndërkohë në anën tjetër për “bardhezinjtë” nga Serava në listën e golashënuesve u regjistruan Osman Mustafa, Sali Saliu, Furkan Shabani dhe Omer Osmani.

Me këtë fitore, FC Arben Bajrami përkohësisht merr kreun e tabelës me 46 pikë, dy më shumë se KMF Proekt Ciko dhe 5 më shumë se Futsal Shkupi, me këto dy skuadra që kanë edhe nga një ndeshje më pak.

KMF Proekt Ciko ndeshjen e javës së 17-të do ta zhvillojë sot kundër Kratovës, ndërkohë Futsal Shkupi ndeshjen e kësaj jave do ta zhvillojë të dielën kundër Zhelezarecit. Njëherit është kjo ndeshja derbi e kësaj jave, në të cilën në të njëjtë ditë (28 mars) në Kavadar do të takohen edhe Crna Reka dhe Futsal Karadaku, derisa kjo xhiro mbyllet të hënën me ndeshjen Atibo – Mal Ajaks. (infOSport.mk)

LIGA E PARË E FUTSALIT – Java 17

Juventus Serava 4:7 FC Arben Bajrami
KMF Proekt Ciko 24.03 Kratovo
Zhelezareci 28.03 Futsal Shkupi
Crna Reka 28.03 Futsal Karadaku
KMF Astibo 29.03 KMF Mal Ajaks

Leave a Reply