Kombëtarja shqiptare arrinë në Andorrë

Kombëtarja shqiptare i dha fund përgatitjeve 2 ditore në Barcelonë, teksa ditën e sotme rreth orës 12:00 mbërriti në Andorrë, për sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Kjo përballje është planifikuar të zhvillohet nesër në ora 20:45, ku kuqezinjtë e Rejës do të kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë këtë cikël eliminatorë.

Për sa i përket axhendës, në orën 17:30, në konferencë për shtyp do të dalë trajneri Edi Reja, i cili do të flasë për përballjen e nesërme, ndërkohë që në orën 18:00, do të zhvillohet seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e Andorrës.

Leave a Reply