Gjermania dhe Italia nuk falin, rrëshqet Spanja (VIDEO)

Janë mbyllur të gjitha 11 ndeshjet eliminatore për Botërorin “Qatar 2022”, ku nuk munguan surprizat. Shqipëria triumfoi ndaj Andorrës, me rezultatin 0:1, duke iu falur një goli të Ermir Lenjanit në minutën e 41’.

Maqedonia për një moment u rikthye në ndeshjen kundër Rumanisë, duke barazuar nga 0:2 në 2:2, megjithatë ishte një gol i Janis Haxhi, djalit të legjendës rumune, George Haxhi, që në fund i siguroi fitoren Rumanisë.

Një tjetër ndeshje spektakolare u zhvillua në kuadër të grupit “I” midis Hungarisë dhe Polonisë, që në fund barazuan 3:3, ndërkohë Gjermania pa shumë probleme mundi Islandën me shifrat 3:0.

Fitoren më të thellë të mbrëmjes e regjistroi, Anglia, që si vendas mundi San Marinon me rezultatin 5:0.

Fitore edhe për Italinë e Mançinit, që falë golave të shënuar nga Berardi dhe Imobile që në pjesën e parë, mundën Irlandën e Veriut me rezultatin 2:0, me po të njëjtin rezultat më herët Danimarka kishte mundur Izraelin si mysafir.

Në grupin “B” ku bënë pjesë edhe Kosova, Spanja barazoi 1:1 me Greqinë, derisa Suedia me Zlatan Ibrahimoviçin në formaicon mundi minimalisht 1:0 Gjeorgjinë.

Fitore identike edhe për Armeninë në transfertën ndaj Lihtenshtejnit në grupin e Maqedonisë, Moldavia dhe Ishujt Faroe barazuan 1:1, ndërsa me barazim, mirëpo me nga dy gola të shënuar për secilën skuadër u mbyll ndeshja midis Skocisë dhe Austrisë.

Një fitore bindëse më herët kishte arritur edhe Zvicra e Xherdan Shaqirit, i cili edhe pse nuk shënoi, asistoi në dy gola në fitoren e “helvetëve” 3:1 ndaj Bullgarisë në Sofje. (infOSport.mk)

Leave a Reply