Kamberi: Jam gati për debutimin me kombëtaren shqiptare

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë kundër Andorrës, ndërsa pas plotë 16 muaj pritje, debutimin e tij me fanellën ‘”kuqezi” mund ta bëjë, Florian Kamberi.
Në një rrëfim për gazetën angleze “dailyrecord.co.uk”, sulmuesi 26 vjeçar rrëfeu dëshirën e tij për të debutuar me kombëtaren shqiptare dhe tregoi të gjitha peripecitë që e kanë penguar për të debutuar që nga momenti që mori ftesën në vitin 2019.

“Hera e parë që u thirra për të luajtur për kombëtaren shqiptare ishte në nëntor të vitit 2019-të. Unë kisha një dëmtim dhe nuk isha në gjendje të luaja. Gjithashtu dokumentacioni im nuk ishte i gatshëm në atë kohë. Vitin e kaluar kishte një çështje tjetër në lidhje me fluturimet dhe pastaj ishte periudha e pandemisë. Kur mora një tjetër thirrje nuk mund të shkoja sepse po kaloja vetë  Covid-19 kur isha në Zvicër. Ka qenë e çmendur ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit. Gjërat kanë ndodhur, por shumë prej tyre nuk kanë qenë në dorën time. Ishte zhgënjyese dhe e vështirë sepse unë dua të luaj për Shqipërinë. Jam i kënaqur që jam në formë, jam me skuadrën e Shqipërisë dhe jam gati të luaj. Tani unë jam përqendruar në tre ndeshjet e ardhshme. Është gjë e mirë që do të luajmë kundër disa ekipe të mëdhaja si Anglia, por para kësaj, shpresoj se mund të bëj debutimin tim kundër Andorrës” – është shprehur Florian Kamberi, i cili aktualisht luan në Skoci me skuadrën e Aberdin.

Leave a Reply