Van Basten: “Hiqni pozicionin jashtë loje, rritet spektakli!” A jeni dakord?

Duke folur për Sky Sports, një ndër sulmuesit më të mirë që ndonjëherë kanë luajtur me Milanin, Marko van Basten, ka thënë fjalën e tij për një rregull të futbollit modern që do të dëshironte ta shfuqizonte:

“Unë kam qenë gjithmonë kritik ndaj rregullit të pozicionit jashtë loje, sepse jam i bindur që është nuk është një rregull i mirë. Do të doja të tregoja se futbolli është i mundur edhe pa rregullin e ofsajdit. Në të vërtetë unë jam i bindur që futbolli do të ishte më mirë pa të. Futbolli është një lojë fantastike, por unë ende mendoj se duhet të bëjmë shumë më shumë për ta bërë më të mirë, më spektakolar, më interesant, më emocionues. Ne duhet të punojmë në këtë pikë”.

Marko Van Basten pjesë e Milanit ka qenë për plotë 8 vite (1987-1995), duke regjistruar 201 ndeshje dhe 125 gola të shënuar, ndërsa një periudhë bukur të mirë kishte kaluar edhe në vendlindje me Ajaksin, për të cilën skuadër në 172 ndeshje kishte realizuar 152 gola.

Leave a Reply