E bujshme, portieri që ka vlerën më të madhe se edhe Lionel Messi vjen nga Ballkani!

Jan Oblak është portieri i parë që ka vlerën më të lartë në La Liga, të paktën sipas të dhanve të “Transfermarkt”.

Gardiani slloven i Atletiko Madridit, protagonist edhe në fitoren e fundit të “jorganxhinjëve” kundër Alavesh falë një penalltie të pritur në minutën e 86-të, nga portali i njohur vlerësohet plot 90 milionë euro.

Një vlerë merkatoje që nuk e ka asnjë futbollist në La Liga, madje as ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili ka një vlerë prej 80 milionë euro.

Një tjetër rekord i vogël në karrierën e ballkanasit, Jan Oblak, duke pasur parasysh se asnjëherë më parë, që nga krijimi i “Transfermarkt”, një portier nuk e ka kryesuar renditjen e futbollistëve më të shtrenjtë në elitën e futbollit spanjoll.

Në këtë moment, 28-vjeçari është portieri që ka pësuar më pak gola në këtë sezon të La Liga-s, 18 në 28  ndeshje.

Leave a Reply