Ronaldo mund të skualifikohet!

Reagimi i furishëm i Kristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Serbisë në Beograd, kur hodhi shiritin e kapitenit në tokë pasi goli i tij nuk u pranua nga ana e arbitrëve, mund t’i kushtojë një skualifikim sulmuesit të Portugalisë dhe Juventusit.

Sipas “Iusport”, protesta e qartë kundër arbitrit hollandez Makkelie mund të interpretohet si shkelje e nenit 11 të kodit disiplinor të FIFA-s.

Sjelljet që diskreditojnë futbollin dhe organin më të lartë drejtues, në fakt, mund të sanksionohen me rregullore. Përveç dëmit, rreziku është pra një skualifikim për një ndër futbollistët më të mirë që ka njohur Bota e futbollit.

Leave a Reply